A lejohet therja e një kurbani për tërë familjen?

Pyetja:

Eselamu alejkum! I nderuari hoxhë, jemi një familje katëranëtarëshe (unë, bashkëshortja dhe dy djem) dhe kemi vendosur të presim kurban. A na lejohet neve që për të katërtit të therim vetëm një kurban apo duhet për secilin nga një të veçantë? Gjithashtu, a bën që edhe për nënën time të pres kurban, ndonëse ajo jeton me vëllanë?

Përgjigjja:

I nderuar, prerja e Kurbanit është vaxhib për ata që kanë mundësi materiale për të prerë. Nëse ju e keni vaxhib kurbanin atëherë duhet të therni kurban, e nëse bashkëshortja e juaj e ka vaxhib edhe ajo duhet të therë kurban për veten e saj, i njëjti rregull vazhdon edhe për fëmijët tuaj. Mirëpo nëse ju therni një kurban për veten tuaj, ai është një kurban dhe nuk mund të jetë më shumë se një.

Çështja tjetër, nëse ju dëshironi të therni një kurban të madh (kafshë të madhe) lejohet që në të të jeni pjesëmarrës të gjithë anëtarët e familjes e edhe nëna juaj. Nëse nëna e juaj ka pasuri të veten, ajo e ka obligim të therë kurban, e nëse ju keni vendosur që asaj t’ia dhuroni një kurban, nuk prish punë fare, pra, nuk ka lidhje se ajo jeton me ju apo me vëllanë tuaj, sepse ajo sërish ngel nëna e juaj, bile do të kisha thënë se në këtë rast keni edhe më shumë obligime ndaj saj. Pra të jem i qartë, një kurban i vogël (dele apo dash) mjafton vetëm për një njeri, kurse një kurban i madh (kafshë e madhe-lopë) mjafton deri për shtatë persona. Allahu e di më së miri!

Artikuj të ngjashëm:

Leave a Reply