A jemi të vetëdijshëm për rizkun (furnizimin) e Allahut në jetët tona?

Mësova të mos e kufizoja rizkun (furnizimin) e pasurisë dhe të gjërave të prekshme. Rizku juaj i tejkalon rrethanat tuaja financiare.

Allahu na ka nderuar me rizk që është gjithëpërfshirës.

Rizk paraqet të kesh shok të sinqertë.

Rizk paraqet edhe çasti i qetësisë së brendshme.

Rizk paraqet edhe ëndrra e cila na mbush me energji.

Rizk paraqet edhe çatia mbi kokë e cila ju siguron ju dhe familjen tuaj dhe u bën të pavarur nga të tjerët.

Rizk paraqet edhe një pamje e bukur e cila ju jep energji.

Rizk paraqet edhe dashuria që ndjeni ndaj atyre që i doni dhe kthimi reciprok i asaj dashurie nga ata.

Rizk paraqet edhe takimi i bekuar në të cilën ju morët vërejtjen dhe ju ka shpëtuar nga mëkati.

Rizk paraqet kur ju falin ata ndaj të cilëve keni gabuar dhe u jepet rasti ta përmirësoni gabimin.

Rizk paraqet edhe dashuria e fëmijës suaj.

Rizk paraqet edhe duaja e fëmijëve tuaj.

Rizk është edhe supi ku mund të mbështeteni për të qarë.

Rizk paraqet edhe çasti relaksues me shokun i cili ju qetëson nga depresioni.

Rizk paraqet edhe karakteri i bukur dhe i mirë.

Rizk paraqet edhe plotësimi i nevojave personale pa ndihmën e të tjerëve.

Vërtetë, Allahu është furnizues më i mirë.

 

Burimi: islambosna
Përktheu: Lutfi Muaremi

(Breziiri)

Artikuj të ngjashëm: