Islamisitikë

A e ka humbur namazi ndikimin e tij?

429views

Thuajse për çdo ditë, pa dyshim, shtrojmë pyetjen: Vallë, si është e mundur që namazi, i cili është i dobishëm dhe nxitë në mbarësi, të mos mund të luaj kurrfarë ndikimi në jetën tonë të përditshme? Pse nuk e rrit moralin tonë, dhe as që na bën prej atyre të përkushtuarve ndaj Allahut? Pse të vazhdojmë të jetojmë të nënshtruar dhe të poshtëruar?

Përgjigjja me e thjeshtë ndaj pyetjes në fjalë është se ne namazin nuk e kryejmë rregullisht apo se nuk e kryejmë siç duhet. E di që kjo përgjigje nuk ju kënaq, por do të mundohem që të jap një sqarim si në vijim.

Tregimi mbi orën

Shih orën që qëndron në mur. Ajo është e përbërë prej shumë pjesëve të vogla, të cilat janë të ndërlidhura në mënyrë shumë të drejtë. Kur e kurdisë atë, të gjitha pjesët fillojnë të lëvizin, dhe si rezultat, fitojmë orën ashtu siç edhe e shohim. Të dy krahët lëvizin, duke treguar kohën e saktë, përfshirë çdo minutë dhe sekondë. Qëllimi i orës, pra, është të tregojë kohën e saktë. Që të arrihet ky qëllim, është e detyrueshme lidhja e drejtë e këtyre pjesëve.

Nëse atë nuk e kurdisë, nuk ka për ta treguar kohën. Por, nëse e kurdisë jo në mënyrë të duhur, ora, ose do të ndalet, ose do të tregojë kohën e gabuar. Nëse i largon disa pjesë prej saj dhe më pas, sërish, e kurdis, përsëri nuk do të ndodh asgjë. Nëse do t’i ndërrohen disa pjesë, me pjesë të tjera, si për shembull me disa pjesë nga makina që qep, dhe më pas e kurdis, përsëri nuk do ta tregonte kohën e saktë. Gjithashtu, nëse pjesët nuk do të ishin të lidhura, koha e saktë nuk do të tregohej. Edhe pse ora do t’i posedonte pjesët përbërëse, sërish nuk do të mund ta përmbushte qëllimin e saj, sepse i është ngatërruar rëndi i tij dhe lidhja reciproke.

Në të gjitha këto situata, ekzistimi i vetë orës, sikur edhe kurdisja, nuk do të ishte i dobishëm, edhe pse vëzhguesi prej anësh nuk mund të thotë se nuk e sheh atë, ose të paktën, nuk mund të thotë se ajo nuk është e kurdisur. Vëzhguesi, me siguri, për të do të thoshte se është një orë dhe se e pret që të punojë. Gjithashtu, kur vëzhguesi të sheh sesi e kurdis orën, ai mendon se puna është kryer me shumë sukses dhe pret në rezultate të mira. Mirëpo, si të mund të arrihet kjo pritje kur ajo që duket sikur një orë nuk e ka përmbushur qëllimin dhe funksionin e saj?

Qëllimi i ummetit

Mendo se Islami është si një orë. Ashtu sikurse ora ka për qëllim ta tregojë kohën e sakt, ashtu edhe Islami ka si qëllim që njerëzit t’i bëjë të jetojnë të nënshtruar ndaj Zotit, të dëshmojnë Njësimin e Tij dhe të përhapin të vërtetën.

“Ju jeni populli më i dobishëm, i ardhur për të mirën e njerëzve, të urdhëroni për mirë, të ndaloni nga veprat e këqija dhe të besoni në All-llahun.” (Kur’an, 3:110)

“Dhe ashtu (siç ju udhëzuam në fenë islame) Ne u bëmë juve një pupull të drejtë (një mes të zgjedhur) për të qenë ju dëshmitarë (në ditën e gjykimit) ndaj njerëzve, dhe për të qenë i dërguari dëshmitar ndaj jush.” (Kur’an, 2:143)

“Atyre nga mesi juaj të cilët besuan dhe bënë vepra të mira, All-llahu u premtoi se do t’i bëjë zotërues në atë tokë ashtu si i pat bërë zotërues ata që ishin para tyre dhe fenë të cilën Ai e pëlqeu për ta, do ta forcojë, e në vend të frikës Ai do t’ju dhurojë siguri.” (Kur’an, 24:55)

“Luftoni ata derisa të mos mbetet idhujtari (besimi i kotë), e i tërë adhurimi të bëhet vetëm për All-llahun. Po nëse ata ndalen (i japin fund mosbesimit), All-llahu është mbikëqyrës për atë që veprojnë.” (Kur’an, 8:39)

Uniteti i mësimit islam

Që të arrihet ky synim, duhet filluar përmes disa proceseve: Zbatimi i fesë dhe i pricipeve morale, respektimi i së drejtës së Zotit dhe i njerëzve të tjerë, si dhe të drejtën të cilën e posedon secili njeri, të drejtën e tërë asaj me të cilën biem në kontakt, zbatimi i ligjit në luftë dhe në paqe, jetësimi i pricipeve të qeverisjes, etj. Të gjitha këto janë pjesë të Islamit. Sistemimi i drejtë i këtyre pjesëve, sikur edhe te ora, do ta siguronin suksesin në punë. Çdo pjesë fillon të punojë siç duhet dhe, normalisht, rezultati nuk do të mungojë. Zbatimi i ligjit të Zotit dhe dominimi i Islamit fillon të manifestohet me cdo lëvizje të orës e cila gjendet parpara nesh, dhe vetëm atëherë do të mund ta shohëim rezultatin.

Për t’u arritur lidhja e fuqishme ndërmjet pjesëve të caktuara të orës apo të gjitha pjesëve metalike të saj, duhet që këto të përdoren në mënyrë të saktë. Ngjashëm, që të lidhen të gjitha pjesët e Islamit nevojitet formimi i xhematit ose organizatës. Muslimanët duhet të organizohen dhe liderët e tyre t’i zgjedhin në bazë të fuqisë intelektuale dhe morale të tyre, ashtu që t’ju mundësohej kontrolla e plotë ndaj të gjitha pjesëve të këtij sisitemi të komplikuar, dhe kjo të arrihet në mënyrën siç Zoti ynë ka urdhëruar.

Dhe vetëm ateherë, kur të gjitha pjesët do të jenë saktësisht të lidhura, do të duhej kujdesi dhe mirëmbajtja e vazhdueshme. Falja e pesë vakteve të namazit është pjesë e vazhdimsisë dhe pastrim i vazhdueshëm, i cili, në jetën e përditshme i duhet muslimanit. Pastrimi që vije në dukje gjatë agjërimit të muajit të ramazanit, zbardh zemrën dhe forcon moralin. Zeqati freskon sikur locioni (Lotion: lloj kremi), i cili apliohet njëherë në vitë. Të paktën, një herë në jetë nevojitet edhe pastrimi gjeneral – Haxhi. Sa me shpesh të zbatohet kjo recetë e pastrimit, rezultatet do të jenë shumë më të mira.

Keqpërdorimi i orës

Nga ora do të kishim dobi vetëm nese kurdisja, pastrimi dhe mirëmbajtja gjeneale do të bazoheshisn në udhëzuesin përkatës të saj. Vetëm kështu ora do të punonte sipas funksionit dhe ritmit të duhur.

Nga ana tjetër, situata jonë është tërësisht ndryshe. Për shembull, bashkësia muslimane, qëllimi i së cilës është të bëjë lidhjen e pjesëve të caktuara të “orës”, ka dështuar. Si pasojë e kësaj është rënia e sistemit të organizuar dhe largimi i pjesëve në rrugë të ndryshme. Çdokush bën atë që i pëlqen! Askush, për asgjë nuk pyet dhe nuk kontrollon. Të gjithë janë autonomë; kushdo që ndjek Islamin – kjo është zgjedhja e tij personale, e kush nuk e ndjek atë, përsëri, kjo është zgjedhja e tij.

Nëse individin, pasojat e përcaktimit individual, nuk e bëjnë të lumtur, ai është i lirë që t’i eliminojë të gjitha pjesët e orës që i pengojnë ose t’i rregullojë sipas qejfit të tij. Për rregullimin e orës së tij, ai mund të huazojë pjesë të tjerë, vjen fjala, elemente të makinës qepëse apo nga motori i veturës.

Kështu individi e konsideron veten si musliman, por që praktion disa elemente të blasfemisë (qufrit), merr kamatën, është anëtar i ndonjë shoqërie të sigurimeve, paraqet padi të rrejshme, vajzat e tij, motrat dhe gratë e tij nuk jetojnë sipas mënyrës së jetesës islame, ndërsa fëmijët vazhdon t’i shkollojë sipas modelit sekular materialist.

Andaj, parashtrojmë pyetjen: çfarë maqineri joislame ke huazuar ti që të rregullosh “orën” tënde islame?

Krahas tërë kësaj, akoma vazhdosh të presësh që ora jote e brendshme të funksionojë sipas kurdisjes sate, dhe shpresosh se kurdisja e rregullt, lyerja dhe mirëmbajtja gjenerale do të sjellin dobi ty? Nëse mendon pak, do të shohesh se këto veprime nuk do të sjellin kurrëfarë dobie. Nuk ka për t’u rregulluar asgjë përderisa nga ora jote nuk i mënjanon të gjitha elementet e huaja dhe ato t’i zëvendësosh me pjesë origjinale. Dhe vetëm ateherë, të mbajturit e saj do të ketë kuptim dhe dobi.

Përse nuk kanë efekt veprat që i kryejmë në emër të Zotit?

Shkaku qëndron në çregullimet brenda orës. Së pari, midis nesh nuk ka edhe shumë njerëz të cilët, veprat e tyre, si namazet, agjerimin, zeqatin e haxhin, ta bëjnë sinqerisht në emër të Zotit. Pasoja e prishtjes së xhematit (bashkësisë) sjellë autonominë e çdo anëtari. Dhe kështu, do të ishte e parëndësishme nëse individi do t’i kryente detyrimet e veta apo jo; kjo askujt tjetër nuk do t’i interesonte. Madje, edhe ata që i shohim se i kryejnë oblgimet e tyre, ato nuk i reailizojnë në mënyrën e duhur. Ata nuk qëndrojnë përherë me xhematin. Njerëzit, të cilët zgjedhen për udhëheqës të xhematit, janë të paaftë të bëjnë edhe një punë të vetme; janë të paarsimuar dhe me një kalibër të dobët të moralit. E, atëherë, si mund që një bashkësi e udhëhequr nga individë të tillë të shndërrohet në një bashkësi lidere për njerëzimin?

Edhe përkundër tërë këtyre fakteve, mund që dikush të më kundërshtojë me faktin se, megjithkëtë, ekzistojnë shumë muslimanë që i kryejnë obligimet e caktuara. Pse ateherë veprat e tyre nuk kanë efekt? Ashtu sikur që shpjeguam më lartë, kur pjesët e orës nuk janë mirë të përshtatura dhe kur janë shtuar shumë pjesë të tjera anësore, atëherë është e parëndësishme nëse e kurdis apo e pastron atë, ajo nuk ka për të punuar edhe pse do të dukej si një orë e vërtetë. Një vëshgues neutral, me të drejtë, do të thoshte: “Ky është islami dhe ju jeni muslimanët”, por atë që ai nuk mund ta shoh janë mishmashet (shtesat) e ndyra që vetes ia kemi krijuar.

Dobësia jonë

A mund ta kuptoni se si falim namaz dhe agjërojmë, e ndërkohë vazhdojmë akoma të qëndrojmë të shtypur dhe nën sundimin e tiranëve? A dëshironi të dëgjoni diç edhe më të poshtërruar se kaq? Edhe pse ankohemi për këtë gjendje, mund t’ju them me shumë siguri se nga 1000 njerëz, 999 nuk janë të gatshëm ta ndryshojnë këtë situatë. Në zemrat e tyre nuk ka fuqi, e cila do ta kthente orën në drejtimin e drejt. Frikësohen se mos ndoshta ndonjë rekonstruksion mund t’ua largojë pjesët e brendshme të cilat i kanë si më të dashura; frikësohen se fuqizimi i ndonjë pjese të caktuar mund t’i shpie te diciplina, të cilën nuk janë të gatshëm ta respektojnë.

Andaj, në vend të kësaj, lehtë është që ora të qëndrojë në mur si një dekoracion, si ekspozim për njerëzit dhe të thonë se Islami është një fe e bukur dhe se prej tij buron çdo gjë e mrekullueshme. Ata që e duan këtë orë, më tepër se kush tjetër, do të donin që ajo rregullisht të përshtatej dhe me shumë kënaqësi do ta pastronin atë, mirëpo pa dashur që ajo t’ua përshtat pjesët e tyre, në mënyrë që të udhëzoheshin dhe të diciplinoheshin. Andaj dhe nuk do të nxitojnë t’i largojnë pjesët.

Do të doja që ky tekst të zgjonte një interesim te secili për çdo veprim të vetin. Nuk mendoj se kam thënë diç, e që do të më bënte të mendoja se është gabim. Ju siguroj se vetëm falja e rregullt e pesë namazeve ditore, leximi i disa orëve në ditë të Kur’anit, agjërimi gjatë Ramazanit, si dhe ai vullnetar, nuk mjaftojnë për të ecur përpara. Ajo që është e rëndësishme është instalimi i pjesëve origjinale në brendinë e orës sonë. Vetëm atëherë do të mund t’i shohim përmirësimet e vogla dhe se, për ta pastruar dhe freskuar anën e brendshme tonën, duhet pak orvajtje dhe mund. Ndërsa, e jona është që ta përcjellim të vërtetën.

Autor:
Abul-‘Ala al-Mavdudi

Burimi:
http://www.islambosna.ba (Da li je namaz izgubio svoj utjecaj?)

Përktheu:
Mehas Alija