Islamisitikë

A e dimë ne qëllimin tonë?

557views

Qëllimi është shumë i rëndësishëm për ndryshimin e gjendjes së Umetit. Nëse qëllimi ynë është vetëm për të mbijetuar, atëherë atë mund ta mësojmë nga kafshët. Ato nuk kanë as sigurime shoqërore, as shëndetësore, as pensionale, por jetojnë dhe shtohen pa planifikim familjar. Është shumë e rëndësishme se çfarë është qëllimi ynë.

Perëndimi ka qëllim të qartë të kësaj bote. Feja dhe bota e ardhshme atij nuk i interesojnë. Por ata e realizojnë atë që kanë për qëllim. Për shembull, në Amerikë, fëmijët e klasës së parë mësojnë që të kenë një qëllim në jetë.

Muslimanët do të duhej të kenë një qëllim të vazhdueshëm dhe të përjetshëm, e ai është fitimi i kënaqësisë së Allahut dhe realizimi i lumturisë në këtë botë. Qëllimi i njëanshëm nuk zgjat shumë dhe humbet.

Çka pas të gjithave?

Ku shkojmë pas vdekjes?

Një poet ka kënduar kështu:

“Nuk e di nga kam ardhur, por unë kam ardhur.
E pashë rrugën përpara vetes, andaj po eci.
Unë do të lëvizi desha apo nuk desha.
Si kam ardhur unë nuk e di, ku po shkoj nuk e di,
pse kam ardhur nuk e di.”

Ai, në fakt, nuk di asgjë. Por besimtari musliman, e di, sepse atë e mëson Allahu i Plotfuqishëm: “Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.”

Të gjitha ibadetet janë vetëm mjete për të arritur te qëllimi, e ai është realizimi i robërisë ndaj Allahut të Plotfuqishëm dhe te xheneti i Tij, kënaqësia e përjetshme.

Imam Buhariu, si djalosh 14-vjeçar kishte marrë pjesë në një diskutim të dijetarëve rreth çështjes se cili hadith është i besueshëm (sahih) dhe cili është i dobët (daif). Atëherë ai ia vendosi vetes qëllimin që të jetë ai, i cili do ta bëjë këtë dallim. Dhe ai këtë e arriti. Kush nuk i njeh sot koleksionet e haditheve të Buhariut!

Për njerëzit e mëdhenj me qëllime të mëdha shkruan historia. Këtij Umeti i nevojiten individë të tillë të cilët do t’i ndjekin masat.
Për shembull, Japonia, për një vit prodhon më shumë se të gjitha vendet arabe, ndërsa 80% të tokës e ka të papunuar. Ata punojnë deri në 10 orë në ditë. Qëllimi i tyre është prosperiteti në këtë botë. Një student japonez studioi në Amerikë. Ai duhej të kryente doktoraturë. Para kësaj, ai shpiku një risi dhe hoqi dorë nga titulli doktor i shkencave. Ai u kthye në vendin e tij. Kur u nis tha: “Unë studiova për ta shpikur këtë pajisje. Diploma tani për mua nuk ka ndonjë rëndësi. Po kthehem për t’i shërbyer vendit tim.” Këta patjetër kanë sukses, sepse e kanë qëllimin e tyre.

Sahabët nuk patën diploma, por ata kishin qëllim të qartë dhe ishin këmbëngulës. Neve më së shumti na mungon këmbëngulja.

Për ta ndryshuar gjendjen e Umetit, ne duhet të jemi të vazhdueshëm gjatë gjithë jetës sonë.
Perëndimi e shpiku çmimin Nobel për të nxitur në punë dhe vazhdimësi.
Ku janë fituesit muslimanë të çmimit Nobel?
Vetëm dy për kaq shumë vite.
Ligji i Allahut është i tillë. Ai nuk i ndryshon ligjet e Tij për ndryshimin e një populli, sepse Allahu është i drejtë, derisa ai popull ta ndryshojë vetveten. Pra, çka të porosisim ne, atë Allahu do të na dërgojë.

//H. Çajlakoviq; Akos.ba.//

Përshtati: Miftar Ajdini