Ibadat

A duhet të agjërojnë personat që punojnë punë të rënda fizike në ramazan?

458views

PYETJE:

Dua të di a kam mëkat nëse nuk agjëroj kur të punoj. Këtë po e them, sepse me të vërtetë e kam punën e rëndë fizike të cilën tani jam duke e bërë, kështu që mendoj se kam nevojë për ushqim dhe pije, sidomos duke punuar në diell gati gjithë ditën.

Do të doja të agjëroja por më duhet të punoj. Unë e di se edhe puna është ibadet i cili na është urdhëruar dhe na është lënë amanet si çdo dispozitë tjetër, por tani unë me të vërtetë jam në dyshim, andaj do të doja që të më jepni një përgjigje për këtë pyetje?

*****
PËRGJIGJE:

Nëse është fjala për punë të rëndë fizike, që për shkak të punës nuk mund të përballohet uria dhe etja, dhe nuk mund të merret as pushimi vjetor gjatë muajit ramazan, ose të gjendet ndonjë punë më e lehtë, ju mund të mos agjëroni dhe pastaj t’i kompensoni me agjërim ditët e lëshuara. Ju e dini gjendjen tuaj, por e di edhe Allahu, ne nuk e dimë, kështu që veproni në përputhje me rrethanat.

Fetva-i emin në BIH prof. dr. Enes Ljevakoviq

Perktheu: Miftar Ajdini