Fikh

40 nxënësit e mëdhenj të imam Ebu Hanifes

1.31Kviews
Këshilli i Imam Ebu Hanifes funksiononte në atë mënyrë që, sa herë që një mesele arrinte në mesin e tyre, ajo do të diskutohej me muaj të tërë, vetëm e vetëm për të arritur në një përfundim koncenzual. Këshilli në fjalë ishte në shërbim të njerëzve dhe për zgjidhjen e problemeve të tyre. Anëtarët e këtij këshilli ishin shumë ndryshe nga disa dijetarë të kohës sonë, të cilët janë tepër të vrazhdë dhe me vrazhdësinë e tyre edhe më shumë shkaktojnë largimin e njerëzve.

Njashtu është e njohur se ky këshill parashtronte edhe ndodhi të sajuara dhe spekulative. Pas diskutimeve të gjata vinin në përfundim dhe lëshonin fetfanë përkatëse për këto ndodhi. Për këtë arsye fikhu i Imam Ebu Hanifes është kompatibil dhe i zbatueshëm edhe për kohën tonë bashkëkohore.

Prej nxënësve të Imam Ebu Hanifes, 28 prej tyre arritën të bëhen gjykatës nëpër fshatra, qytete dhe krahina të ndryshme të botës islame. Ndërsa, 8 prej tyre arritën gradën e lartë të imamllëkut dhe ishin të aftë për nxjerrjen e vendimeve dhe rregullave fetare nën dritën e Kuranit dhe Sunetit.

40 nxënësit e Imam Ebu Hanifes dhe njëherazi edhe ulemaja dhe themeluesit e medhhebit hanefi janë:

  1. Imam Zuferi (v. 158H.)
  2. Imam Malik bin Migveli (v. 159H.)
  3. Imam Davud Ta’iu (v. 160H.)
  4. Imam Mindel bin Aliu (v. 168H.)
  5. Imam Nasër bin Abdulkerimi (v. 169H.)
  6. Imam Amër bin Mejmuni (v. 171H.)
  7. Imam Hiban bin Aliu (v. 173H.)
  8. Imam Ebu Ismeteh (v. 173H.)
  9. Imam Zuhejr bin Mu’avijeh (v. 173H.)
  10. Imam Kasim bin Meani (v. 175H.)
  11. Imam Hamad bin Ebi Hanifeh (v. 176H.)
  12. Imam Hejaxh bin Bistami (v. 177H.)
  13. Imam Sherik bin Abdilah (v. 178H.)
  14. Imam Afieh bin Jezidi (v. 180H.)
  15. Imam Abdullah ibn Mubaraku (v. 181H.)
  16. Imam Ebu Jusufi (v. 182H.)
  17. Imam Muhamed bin Nuhi (v. 182H.)
  18. Imam Hushejm bin Beshir Selemiu (v. 183H.)
  19. Imam Ebu Seid bin Jahja Zekerija (v. 184H.)
  20. Imam Fudajl bin Ijadi (v. 187H.)
  21. Imam Esed bin Amëri (v. 188H.)
  22. Imam Muhamed bin Hasen Shejbaniu (v. 189H.)
  23. Imam Ali bin Mus’hiri (v. 189H.)
  24. Imam Jusuf bin Halidi (Ali) (v. 189H.)
  25. Imam Abdullah bin Idrisi (v. 192H.)
  26. Imam Fadël bin Musai (v. 192H.)
  27. Imam Ali bin Dhabjani (v. 192H.)
  28. Imam Hafs bin Gijathiu (v. 194H.)
  29. Imam Veki bin Xherrahu (v. 197H.)
  30. Imam Hisham bin Jusufi (v. 197H.)
  31. Imam Jahja bin Seid Kataniu (v. 198H.)
  32. Imam Shuajb bin Is’haku (v. 198H.)
  33. Imam Ebu Mutia Belhiu (v. 199H.)
  34. Imam Ebu Hafs bin Abdirrahmani (v. 199H.)
  35. Imam Halid bin Sulejmani (v. 199H.)
  36. Imam Abdulhamidi (v. 203H.)
  37. Imam Hasen bin Zijadi (v. 204H.)
  38. Imam Ebu Asim Nebili (v. 212H.)
  39. Imam Meki bin Ibrahimi (v. 215H.)
  40. Imam Hamad bin Dulejli (v. 215H.)

Imam Vekiu, që është njëri nga mësuesit e Imam Shafiut, në lidhje më këtë komitet ka thënë: “Si ka mundësi të ketë ndonjë mangësi në punën e Imam Ebu Hanifes, kur ai rreth vetes kishte ekspertët e hadithit, tefsirit, fikhut dhe gjuhës arabe. Prandaj, vendimi i një njeriut i cili për shoqërues ka njerëz të këtillë, nuk mund të jetë i gabuar. Ngase ai gjithnjë pranë vetes ka pasur njerëz për ta korigjuar, kjo nëse do të kishte gabuar”.

Allahu i mëshiroftë të gjithë këta dijetarë!

Burimi: http://ilmfeed.com/40-students-of-imam-abu-hanifah/

Përshtati: Hazir Selmani.

(Shënim i përshtatësit: Disa emra janë shkruar ndryshe duke u bazuar kryesisht në faqet 393 dhe 394, të vëllimit VI të veprës “Sijeru ealami’n-nubela” të Imam Dhehebiut.)