Fikh

Takimi i Ebu Hanifes me Imam Evzain

1.58Kviews

Sufjan Ibni Ujejne thotë:

Në Mekë u takuan Imam Ebu Hanife me imam Evzain dhe zhvilluan këtë bisedë:

Imam Evzai: Pse ju nuk i ngritni duart në namaz kur shkoni në Ruku e as kur ngriteni nga Rukui?

Ebu Hanfe: ne nuk i ngritim duart, sepse nuk kemi argument të fuqishëm që vërteton se Pejgamberi a.s. i ka ngritur duart para se të shkohet në ruku dhe kur të ngritët nga Rukui!

Imam Evzai: Si është e mundur kur kemi hadithin e transmetuar nga Zehriju, ky nga Salimi, ky nga babai i tij e ai nga Pejgamberi a.s. se ai i ngrite duart në tekbirin fillestar, para se të shkonte në Ruku dhe kur ngritej nga Rukui?

Ebu Hanife: Na ka treguar Hamadi nga Ibrahimi, ky nga Alkame dhe el Esvedi nga Ibni Mes’udi se vërtetë i Dërguari i Allahut s.a.v.s. i ngrite duart vetëm në tekbirin fillestar dhe, më nuk përsërite ngritjen e duarve.

Imam Evzai: Po të transmetoj nga Zehriju, nga Salimi dhe nga babai i tij, e ti po më thua mua: na ka treguar Hamadi nga Ibrahimi?!

Ebu Hanife: Hamadi ishte më i ditur se Zehriju, Ibrahimi ishte më i ditur se Salimi e Alkameja sa për të, po të mos ishte respekti i sahabes do të kisha thënë se ishte më i ditur se Ibni Omeri, e Abdullah Ibni Mes’udi, ç’të them, ai është Abdullahi më !

Jusuf Zimeri