Etikë

Vetadmirimi cilësi e shëmtuar

Abdullah ibn Omeri transmeton se i Dërguari i Allahut s.a.v.s ka thënë: “Tre gjëra shkatërrojnë: “Koprracia që i nënshtrohesh, pasioni që e ndjek dhe admirimi i njeriut me mendimin e tij” (Taberani në Evsat)

Mendjemadhësia është një cilësi shumë e shëmtuar për të cilën Pejgamberi a.s. na lajmëron. Kjo është kur njeriu e konsideron veten më të mençur dhe konsideron se vetëm  mendimi tij është i drejtë duke mos u dhënë tjerëve të japin mendimin e tyre. Të kujtojmë thënien e Imam Shafiut i cili thotë: “Gjithmonë kur kam debatuar me ndonjë njeri kam dashur që e vërteta të dal nga goja e tij.” Kështu duhet të jetë nëse duam që të vijmë deri tek e vërteta, e jo qëllim të kemi imponimin e mendimit tonë të tjerëve.

Vetadmirimi  pengon ndihmën e Allahut

Kjo sëmundje dhe cilësi që na ka kapluar ka rezultuar me këtë gjendje të ummetit sot. Munavi thotë: “Kjo është sëmundje  e rëndë dhe konsiston që njeriu veten ta shoh me krenar dhe admirim ndërsa tjetrin me nënçmim.”

Komentuesi i njohur i Kuranit Zamahsheriu thotë: “Vetadmirimi dhe mendjemadhësia është një sprovë e madhe dhe e rrezikshme për dijetarin. Ndërsa imam Gazali thotë: “vetadmirimi  pengon ndihmën e Allahut.

Aliu r.a. ka thënë: “Mendjemadhësia dhe vetadmirimi i njeriut vetvetiu dëshmon dobësinë e gjykimit të tij.

Shkruan: Fuad Sediç

Përktheu: A. D (Breziiri)