104-vjeçarja arrin në Arabinë Saudite për të kryer Haxhin

Maria Marghani Mohammed konsiderohet si pelegrinja më e thyer në moshë e cila mbërriti në Jeddah të Arabisë Saudite të shtunën në mbrëmje për të kryer Haxhin. Ajo është 104 vjeçe dhe vjen nga Indonezia, vendin më me shumë muslimanë në botë.

Ajo u përshëndet pas mbërritjes në aeroportin ndërkombëtar “Mbreti Abdulaziz” nga drejtori i dhomës operacioneve në Ministrinë e Kulturës dhe informacionit Abdulkhaliq al-Zahrani, konsulli indonezian në Jeddah, Mohammed Sharif dhe shefi i misionit të pelegrinazhit indonezian, Arshad Hadia, krahas një numër i zyrtarëve sauditë, televizionit Saudit dhe disa mediave.

Maria tha se ishte shumë e lumtur që po vizitonte Arabinë Saudite dhe lavdëroi masat e lehtësuara në aeroport dhe trajtimin e mirë të të moshuarve.

Shëndeti i Marias u kontrollua nga një ekip përkatës shëndetësor pas arritjes së saj në aeroport.

Kështu, mbërritja dhe prania e saj për Haxh, për vetë moshën e thyer përbën një rekord në sferën e besimit.

Artikuj të ngjashëm:

Leave a Reply