|
|
|
Islam : Këshillat e Llukman Hakimit drejtuar birit të tij
|
| on 2010/3/11 13:29:43 (24 reads) |
Shaban TAIRI
Biri im! Bota është det i thellë dhe shumë njerëz në të mbyten. Anija jote le të jetë frika nga Zoti, timoni- besimi në All-llahun, ndërsa lopata (me të cilën e shtynë anijën) –mbështetja e fortë në Krijuesin- All-llahun. |
|
|
Islam : Mirësitë e Vdekjes
|
| on 2010/3/8 17:17:08 (67 reads) |
Imam Xhelaluddi Es-Sujuti
Na rrëfen Ebu Esh-Shejhu në “Tefsirin” e tij si dhe Ebu Nuajmi nga Bilal bin Sead i cili i këshillonte njerëzit me këto fjalë: “O banues të amshueshmërisë, o banues të përhershmërisë, ju nuk jeni krijuar për t’u zhdukur e as për t’u asgjësuar, por u krijuat për amshueshmëri dhe përhershmëri, andaj vërtetë do të kaloni (transferoheni) nga një shtëpi në një shtëpi tjetër (nga dunjaja për në Ahiret). ” |
|
|
Opinione : Edukimi i imamëve në Gjermani
|
| on 2010/3/8 17:13:45 (33 reads) |
Doc.dr.Xhabir Hamiti
Gjermania pas Francës është vendi i dytë sot në Evropë me më shumë pjesëtarë të komunitetit mysliman. Numri i qytetarëve evropian me përkatësi fetare islame është në rritje të vazhdueshme, kurse në shumë qytete dhe shtete evropiane feja Islame pas krishterimit tani renditet në vendin e dytë. |
|
|
Islam : Aktualiteti i personalitetit të Muhammedit s.a.v.s.
|
| on 2010/3/8 17:08:29 (24 reads) |
Nexhat Ibrahimi
Allahu i madhërishëm thotë: “Ju e kishit shembullin më të lartë në të Dërguarin e Allahut...”. (El-Ahzab, 21).
Të gjithë njerëzit në jetën dhe veprën e tyre ndjekin ndonjë shembull. I pari ndjek traditën familjare, i dyti ndjek traditën e mjedisit, kurse i treti orientohet në politikanë apo dijetarë të caktuar. Te personat e rinj sidomos janë me rëndësi personalitetet e rëndësishme historike nga fusha e politikës, kulturës, shkencës. |
|
|
Islam : Devotshmëria e të parëve tanë
|
| on 2010/3/6 13:00:00 (61 reads) |
Semi AJETI
Nëse marrim dhe lexojmë biografinë e të parëve tanë sahabëve, tabiinëve e kështu me radhë, do të shohim devotshmërinë e tyre, si e përjetonin frikën dhe dashurinë ndaj Zotit të madhëruar, përkushtimin dhe si ishin veprat e tyre konform urdhrave dhe vullnetit të Allahut xh.sh. |
|
|
Islam : Rrëfimi mbi të dërguarin e Zotit, Salihun a.s.
|
| on 2010/3/4 16:00:00 (80 reads) |
Idriz Teufik
Të kujtojmë se sa herë jemi lutur për diçka, me zotim se do të bejmë shumë vepra të mira si shenjë falënderimi, por kur e marrim atë që e kërkojmë, ne shumë shpejt harrojmë zotimin. |
|
|
Kur'an / Tefsir : Shkronjat e ndërprera në fillim të sureve (حروف مقطعة)
|
| on 2010/3/2 13:54:15 (116 reads) |
Mafiz Rustemi
Kur’ani, ashtu siç thotë ibn Arabiu, është “det pa brigje” dhe për njeriun nuk ka gjë më të bukur se sa të fundoset në këtë det të pa fund të Kur’anit duke u munduar që prej tij të nxjerr qoftë edhe një pikë ujë për të shuar etjen e tij. Edhe pse muslimanët kanë dhënë mund të madh në drejtim të kuptimit të Fjalës së Allahut, përsëri askush nuk ka mundësi që të pretendon se ai ka thëne fjalën e fundit rreth domethënies dhe kuptimit të tyre. |
|
|
Islam : Lindja e Muhamedit a.s., dhunti e madhe*
|
| on 2010/2/27 11:20:00 (110 reads) |
Nermin Emini
Te besosh se Muhamedi a.s është pejgamber, nuk është vetëm detyrë islame, por edhe mbarënjerëzore. Ai është i nderuar nga Krijuesi i Gjithësisë, Allahu xh.sh. kështu që nderimi i tij nga njerëzimi është solidarizim me dëshirën e Krijuesit. |
|
|
Islam : A ka bidat të mirë?
|
| on 2010/2/25 19:35:58 (114 reads) |
Shaban TAIRI
Këtë problematikë e kanë sqaruar më mirë të parët tonë, të cilët kanë shkruar në këtë drejtim për të mos lënë dyshime në mesin tonë, se vallë a ekziston bidat i mirë apo jo! Por ka çdoherë në çdo mes, individ të cilët me qëllim apo pa qëllim nuk duan ta kuptojnë realitetin, apo duan që t`i përshtatin tekstet e sheriatit dëshirave dhe ideologjive të tyre. |
|
|
|
|